Shqip – Albanian

PLANI I THJESHTE I PERENDISE PER SHPETIM

Shoku im: Po të drejtoj pyetjen më të rëndësishme të jetës. Gëzimi ose hidhërimi yt për gjithë përjetsinë varet nga përgjigjja jote. Pyetja është: A jeni i shpëtuar? Pyetja nuk është sa i mirë jeni, apo nëse jeni anëtar kishe, por a jeni i shpëtuar? A jeni i sigurt se do të shkoni në Parajsë kur të vdisni?

Zoti thotë se që të shkoni në Parajsë, ju duhet të rilindeni. Tek Gjoni 3:7, Jezusi i tha Nikodemit; “Duhet të lindni përsëri.”

Në Bibël, Zoti na tregon planin se si mund të rilindemi, që do të thotë, të shpëtohemi. Ky plan është i thjeshtë. Ti mund të shpëtohesh sot. Si?

Së pari, shoku im, ti duhet ta kuptosh që je një mëkatar. “Të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23).

Per shkak se je një mëkatar, ti je dënuar me vdekje. “Sepse paga e mëkatit është vdekja” (Romakëve 6:23). Kjo përfshin ndarje të përjetshme nga Zoti në Ferr.

“… është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi” (Hebrenjve 9:27).

Por Zoti të deshi ty kaq shume saqë Ai dha birin e tij të vetëm, Jezusin, për të marrë mëkatet e tua dhe të vdiste në vendin tënd. “Ai bëri të jetë mëkat për ne ai (Jezusi)që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të” (2 Korintasve 5:21).

Jezusi duhej ta derdhte qjakun e tij dhe të vdiste. “Sepse jeta e mishit është në gjak” (Leviticu 17:11). “…pa derdhje gjaku nuk ka falje” (Hebrenjve 9:22).

“Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për në” (Romakëve 5:8).

Ndonëse ne nuk mund ta kuptojmë si, Zoti tha se mëkatet e tua dhe mëkatet e mija u vendosën mbi Jezusin dhe Ai vdiq në vendin tonë. Ai u bë zëvendësuesi ynë. Kjo është e vërtetë. Zoti nuk mund të gënjejë

Shoku im, “Perëndia . . . tani urdhëron njerëzit kudo të pendohen” (Veprat e Apostujve 17:30). Ky pendim është një ndryshim i mendjes që bie dakord me Zotin që të gjithe janë mëkatarë dhe bie dakord me atë që Jezusi bëri për ne në kryq.

Në Veprat 16:30-31, rojtari filipian pyeti Palin dhe Silan: “Zotërinj, çfarë duhet të bëj unë për të shpëtuar?” Dhe ata thanë: “Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh.”

Thjeshtë besoni në të si i vetmi që mori mëkatet e tua, vdiq në vendin tënd u varros dhe të cilin Perëndia e ringjalli

Ringjallja e tij fuqimisht na siguron se besimtari mund të thotë se zotëron jetën e përjetshme kur Jezusi është pranuar si shpëtimtar.

“Por teë gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij” (Gjoni 1:12).

“Kushdo që do të thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohët” (Romakëve 10:13).

Kushdo të përfshin edhe ty. Do të shpëtojë do të thotë jo ndoshta, ose mund, por do të shpëtojë.

Sigurisht, ti e kupton që je një mëkatar. Në këtë çast kudo që je, duke u penduar, çoje zemrën para Zotit në lutje.

Tek Luka 18:13 një mëkatar u lut: “Perëndi, ki mëshirë për mua, mëkatarin.”

Lutu thjesht: “Oh Zot, e di që jam një mëkatar. Besoj se Jezusi udiq në kryq në vendin tim. Besoj se derdhja e gjakut të tij, vdekja, varrimi dhe ringjallja e Tij ishin për mua. Tani e pranoj atë si shpëtimtarin tim. Të falenderoj për faljen e mëkateve të mia, për dhuratën e jetës së përjetshme nga hiri yt i mëshirshëm, Amen.”

Pranoje Perëndine sipas fjalës së tij dhe kërkoje shpëtimin e tij me anë të besimit. Beso, dhe do të shpëtohesh. As kisha, as ndonjë organizatë, as veprat e mira nuk mund të të shpëtojnë. Mbani mend se Perëndija sjell shpëtimin. Vetëm Ai!

Plani i thjeshtë i Perëndisë për shpëtim është: ti je një mëkatar. Prandaj, në qoftë se ti nuk beson tek Jezusi i cili vdiq në vendin tënd, ti do ta kalosh përjetësinë në ferr. Në qoftë se beson tek Ai si shpëtimtari yt I kryqëzuar, varrosur dhe i ringjollur, ti do të marrësh faljen e të gjithë mëkateve të tua dhe dhuratën e tij të  shpëtimit të përetshëm me anë të besimit.

Ju thoni, “Padyshim nuk mund të jetë kaq e thjeshtë.” Po, kaq e thjeshtë është! Ky është sipas shkrimit të shenjtë plani I Perëndisë. Miku im: Beso tek Jezusi dhe pranoje atë si shpëtimtar sot.

Nëse plant i tij nuk është shumë i qartë, lexoje këtë fletë pa pushim, pa e hequr nga dora derisa ta kuptosh atë. Jeta jote është më e vlefshme se bota.

“Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë frymen e vet?” (Marku 8:36).

Sigurohu që je i shpëtuar. Në qoftë se humbet frymen tënde, humbet Parajsën dhe gjithçka. Të Iutem! Lejoje Perëndinë të të shpëtojë ty neë këtë moment.

Fuqla e Perëndisë do të shpë toje ty, do të të mbajë të shpëtuar dhe do të të bëjë në gjendje ty për të jetuar një jetë fitimtare Kristiane. “Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japë rrugëdalje, që ju të mund të përballoni” (1 Korintasve 10:13).

Mos i besoni ndjenjave tuaja. Ato ndryshojnë. Qëndroni në premtimet e Zotit. Ato nuk ndryshojnë asnjëherë. Pasi të shpëtohesh janë tri gjëra për ti praktikuar çdo ditë për rritje shpirtore: Lutu – ti flet me Perëndinë. Lexo Biblën tënde – Perëndia të flet ty. Dëshmo – ti flet për Perëndinë.

Ti duhet të pagëzohesh në bindje ndaj Zotit Jezu Krisht si një dëshmi publike e  shpëtimit tënd dhe pastaj të bashkohesh me një kishë që beson Biblën, pa vonesë. “Mos ki turp, pra, të dëshmosh Zotin tonë . . . ” (2 Timoteut 1:8).

“Kushdo që do të më rrëfejë (dëshmon) përpara njerëzve, edhe unë do ta rrëfej përpara Atit tim që është në qiell” (Mateu 10:32).

Rreshta shtesë për ndihmë

Gjoni 3:16, 1 Pjetrir 2:24, Isaia 53:6, Jakobi 1:15, Romakëve 10:9-10, Efesianëve 2:8-9, Fjalët e Urta 27:1, 1 Korintasve 15:3-4, Gjoni 10:27-31, 1 Gjonit 5:13

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s